Piloti hero mbron jetët e 70 pasagjerëve (Video)

Piloti i këtij fluturimi meriton lavdërimet maksimale, e fjala hero mund të jetë shumë pak për profesionalizmin e tij.

Ai ka qenë në krye të një udhëtimi që kishte për destinacion Aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, por kushtet e motit jo vetëm që nuk ishin nga më të përshtatshmet, por mund të konsiderohen si ndër më ekstremet.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur me shumë mundësi ditën e enjte, kur Holanda, sikurse edhe gjithë pjesa tjetër e Europës veriore, u godit nga stuhia e dhunshme e pagëzuar në Gjermani me emrin “Friedrik”.

Avioni ka qenë duke luftuar kundër erërave me shpejtësi mbi 110 km në orë dhe kishte 70 pasagjerë në bord. Pamjet janë vërtet rrënqethëse, për nga mënyra sesi humbiste kontrollin avioni në ajër, edhe pse ishte shumë pranë pistës së aeroportit. Zbritja është një art më vete, me avionin që ul fillimisht njërën rrotë, anohet, e më pas ul edhe rrotën tjetër, në një nga uljet më të vështira të mundshme, por që u realizua me sukses të jashtëzakonshëm./TopChannel

 

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit