Arsyeja nr. 1 përse mund të keni cikël menstrual të çrregullt

Niveli në rritje i ndotjes së ajrit rrit predispozitat e ciklit menstrual të çrregullt te vajzat e reja, paralajmëron një studim i ri i kryer nga një grup shkencëtarësh indianë.

Sipas shkencëtarëve, ndotja e ajrit ndikon te adoleshentet që me kalimin e viteve të kenë cikël menstrual të çrregullt apo më të gjatë.

Shekncëtarët paralajmërojnë gjithashtu se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit mund të shkaktojë edhe infertilitet, sindromën metabolike dhe sindromën e vezores policistike.

“Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit është lidhur gjtihmonë me sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare, ndërkohë që studimi i ri sugjeron se mund të ndikohen edhe sisteme të tjera, si sistemi endokrin riprodhues”, thotë dr. Shruthi Mahalingaiah, profesore tek Universiteti Boston./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës