Motra e Arjelës rrëfen momentet e tragjedisë: Ishim para derës së spitalit dhe askush nuk na ndihmonte, vetëm filmonin

Më shumë se një javë nga vrasja tragjike e 21-vjeçares Ariela Murati, motra e saj, e cila ishte dëshmitarja kryesore e ngjarjes, ka rrëfyer për herë të parë detajet e ngjarjes tronditëse.

Në një intervistë rrënqethëse për emisionin “Pasdite në Top Channel”,  Bora Murati ka rrëfyer sesi në momentin e vrasjes, ato i ishin drejtuar komisariatit nr. 4 për të denoncuar Aldison Belulajn, pasi kushërinjtë i kishin paralajmëruar se ai ishte nisur drejt Tiranës “me mendje të keqe”.

“Na vjen një telefonatë nga djali i dajës i cili na thotë se Aldi ishte nisur për në Tiranë me ‘mendje të keqe’. Marrim babin, i themi problemin dhe më pas marrim policinë. Policia nuk na është përgjigjur. Më pas jemi nisur për në rajonin nr.4, rajoni më i afërt në zonën ku jetonim. Pasi dolëm nga shtëpia, menduam të gjitha anët ku ai mund të fshihej dhe rruga më e shkurtër ku menduam se ai nuk do të ishte ishte ajo nga Spitali Amerikan. Sa dolëm, motra dhe kushërira kthejnë kokën për të parë a ndodhej aty apo jo dhe nuk kemi parë asnjeri. Vendosëm kapele në kokë që të mos na shihte njeri dhe nxituam. Motrën e vendosëm përpara që edhe po të vinte ai, të merrte njërën nga ne.”-rrëfeu motra e viktimës, për të vijuar më tej me detajet e momentit tragjik.

“Ai erdhi shumë shpejt me vrap, e kap motrën nga dora e djathtë dhe para derës së Universitetit të Mjekësisë, nxjerr pistoletën. Ne sa e kemi parë kemi bërtitur, asnjeri nuk na ndihmonte. Ai e goditi motrën në këmbën e djathtë që ajo të mos lëvizte dhe të mos ikte me vrap. Na drejtoi pistoletën dhe neve. Motra  nga dhembja uli kokën dhe as vetë nuk e pashë ku mori plumbi tjetër dhe ai goditi veten. Kemi marrë policinë, kemi marrë ambulancën, nuk na përgjigjej njeri. Njerëzit nuk na ndihmonin. Të gjithë filmonin dhe nuk bënin asgjë. Ambulanca u vonua më shuëm se 20 minuta, edhe pse ishim në zonën e spitaleve. I vetmi që na ka ndihmuar ishte një doktor që na thoshte që motra është gjallë. Aldi pasi plagosi motrën ishte akoma me pistoletë në dorë dhe u zvarrit që ta godiste edhe njëherë motrën, që ajo të vdiste, të mos shpëtonte më.”- ka treguar Bora Murati.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet