Fondi shpall kandidatët fitues për këto drejtori

Në mbështetje të ligjit Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Statutit të Fondit dhe të rregullores së brendshme të funksionimit të tij, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi procedurën për rekrutimin e Drejtorëve të Drejtorive Rajonale të Fondit Shkodër dhe Fier, Kryetar Dege Sarandë dhe Drejtor të Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, kandidatët fitues janë si më poshtë:
– Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Fier, fitues rezulton Z.Vasil Bregu, me 68.1 pikë totale.
– Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Shkodër, fitues rezulton Z.Markens Shllaku, me 65,8 pikë totale.
– Për pozicionin Kryetar Dege i Fondit, Sarandë, fitues rezulton Z.Elton Çipa, me 51,8 pikë totale.
– Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor, fitues rezulton Znj.Lediana Mehmeti, me 68,3 pikë totale./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim