Komplikacione nga fruthi, humb jetën foshnja

Një foshnjë muajshe e mbërritur nga Lezha në shërbimin e pediatrisë në QSUT ka humbur jetën.

Burime nga Qendra Spitalore Universitare thonë se bebja kishte mbërritur me bronkopneumoni në Pediatri, ndërkohë që u prek edhe nga virusi i fruthit , pasi foshnjat në këtë moshë nuk mund ta bëjnë vaksinën MMr që përmban dhe vaksinën kundër fruthit.

Përveç bronkopneumonisë edhe temperatura e lartë e shkaktuar nga fruthi sollën humbjen e jetës së bebes 8 muajshe këtë të hënë.

Numri i te prekurve nga virusi i fruthit në shërbimin e pediatrisë ka mbërritur 65, të gjithë të pa vaksinuar nga fruthi, dikush për shkak se nuk ka mbushur moshën e dikush ngaqë prindërit e tyre kanë refuzuar t’u bëjnë vaksinën për shkak se e lidhin ate me autizmin. /Top Channel

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim