Pyet mjekun: Më është bërë gjuha e bardhë dhe kam mungesë oreksi

Ju lutem a mund të më ndihmoni për problemin tim. Prej disa kohësh ngjyra e gjuhës më është bërë e bardhë, e ashpër dhe kam mungesë të theksuar oreksi (kam rënë shumë dhe në peshë). Nuk po gjej derman me asnjë lloj ushqimi. Çfarë mund të jetë? Më sugjeroni diçka ju lutem.

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Unë do ju rekomandoja të bënit një bilanc biokimik, eko abdominale (kulturë fyti dhe fibrogastroskopi. Janë ekzaminime të cilat nuk kërkojnë shumë kohë. Në përfundim të këtyre ekzaminimeve sigurisht që zonja do të ketë një përgjigje të saktë dhe do të mund të marrë mjekimin dhe këshillat e duhura. Pasi të ketë kryer ekzaminimet mund të më kontaktojë përsëri./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare