Kjo është erëza që përmirëson kujtesën me 30%

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shafrani i Indisë forcon kujtesën me gati 30%. Një studim i fundit ka zbuluar se kjo erz indiane mund të përmirësojë memorien e njerëzve me thuajse 30%, ndërkohë që lehtëson edhe depresionin. Shafrani ka në përmbajtje një përbërës të quajtur kurkuminë, që pengon formimin e proteinës në rajonet  e trurit të lidhura me kujtesën dhe emocionet.

Studime të mëparshme e kanë lidhur zhvillimin e sëmundjes së alcajmerit me akumulimin e pllakës bakteriale proteinike në tru.

Kurkumina, që i jep shafranit të Indisë ngjyrën e verdhë, mendohet se përmirëson kujtesën dhe mbron shëndetin mendor falë vetive të tij anti-inflamatore. Inflamacioni është lidhur më parë me demencën dhe zhvillimin e depresionit.

“Këto rezultate sugjerojnë se marrja e kësaj forme relativisht të sigurt të kurkuminës mund të sigurojë përfitime për shëndetin mendor me kalimin e viteve”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Gary Small, nga Universiteti i Kalifornisë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj