Shuhet kirurgia e parë shqiptare

Është ndarë nga jeta mjekja Rushen Golemi, një ndër kirurget e para shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga kolegu i saj Tritan Shehu, ku nëpërmjet një postimi në Facebook i shpreh familjes ngushëllimet për këtë humbje të rëndë.

Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.
Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambientet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.

Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.
Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria.
Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.

I pa harruar do te jete kujtimi i saj.

Tani jeton mes kujtimeve që i ka ende të gjalla. Është një jetë e tërë …(!), është një enciklopedi dhimbjesh, por që misioni i profesionit të saj i ka blatuar, u ka dhënë shpresë për të jetuar jetën që ka qënë në zgrip. Ka qënë një vullnet vetmitar sa dhe këmbëngulës ai që Rushen Golemi , kirurgia e parë shqiptare, e diplomuar në vitin 1957, me brezin e parë të mjekëve shqiptarë, e ka nxitur në jetën e saj.

Flokëbardhë fisnike, tregon qetazi se që kur kish qënë e vogël kish ëndërruar të bëhej mjeke … dhe ish bërë ,atëherë kur gruaja ishte tabu në profesione, ose më mirë kur profesionet ishin të përcaktuar me plan nga planet e partisë-shtet. Kur flet me Dr, Rushen Golemin, të godet saktësia e mendimit të saj . Sa shumë di të thotë sepse sa shumë ka ditur të bëjë profesionin e saj . Që atëherë kur vendosi të bëhej kiruge dhe kur asistonte me këmbëngulje në operacionet që bënin mjekët e asaj kohe. Me mall kujton operacionin e parë . Studionte ne vitin e katërt . Kishte qënë një ditë e zakonshme, por që për të ish bërë e jashtëzakonshme kur ajo si gjithnjë asistonte në një operacion të Prof. Petrit Gaçes. Kish qënë ai që befas, në një farë menyre e kishte ‘detyruar’ të operonte . Me duar të dridhura mbi trupin e pacientit kish zbatuar ç’i kish thënë profesori i saj.  E gjitha kish qënë një ngazellim i tejskajshëm. Paskësaj tregon se kur kishte shkuar në konvikt kishte zgjuar nga gjumi gjithë shoqet e saj më të ngushta për të ndarë gëzimin me to.

Filloi punë në 16 korrik të vitit 1957 në spitalin civil të Tiranës . Atëherë atje punonin shtatë kirurgë. Ishte e para femër kirurge…, kockëhollë dhe duar hollë. Por ja që shumë shpejt do të ishtë e sigurtë në operacionet  e saj qe do të mbanin firmën : Rushen Golemi. Një transferim i papritur do ta çonte të parën femer kirurge në spitalin e Peshkopisë… Me nostalgji e kujton atë kohë , kur rrugët bllokoheshin …, kur ajo e vetme ne një spital modest mes maleve i duhej të bënte gjithçka e vetme me kurajon e saj. Dhimitër  Anagnosti do te realizonte në atë kohë edhe filmin “Plagë të vjetra” sikundër Kinostudio “Shqipëri e Re” do të realizonte edhe dokumentarin  “Kirurgia e parë”. Dhe duart e sigurta që operojnë tek filmi “Plagë të vjetra” janë pikërisht duart e Rushen Golemit.

Do të rikthehej sërish në spitalin e Tiranës…, atje do të punonte deri në vitin 1991, kur u zgjodh edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë , duke qënë një ndër katër deputetet e para të Partise Demokratike, por që do të rizgjidhej sërish dhe në legjislaturen e  dytë të Kuvendit deri në vitin 1996.
Dr. Rusheni thotë se “ netët që ka fjetur në spital jane të barabarta me vite” . Disa mijëra janë të semurët që janë operuar nga duart e Rushen Golemit, e cila ka punuar që në fillimet e saj edhe si pedagoge pranë Fakultetit të Mjeksisë . I ka rënë vendit të saj kryq e tërthor. Në borë dhe në diell ajo ka qënë pranë pacientëve të saj . Gjithnjë ka patur me vete edhe detajet më te vogla që kërkon një operacion. Nuk mban mend sa herë i është dashur të operojë në kushte të pabesueshme , sikundër nuk kujton cepat e Shqipërisë kur ajo është ulur me helikopter me ekipin e saj.  Por disa qindra janë edhe studentet që u ka dhënë mësim…

Postime të ngjashme

Problemet me veshkat: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni - Podcast me mjeken Marsida Duli - Ep.26
A është ngrënia e mëngjesit vonë e rrezikshme për shëndetin? Ja çfarë thotë studimi
PROMO | Podcast me mjeken alergologe Mira Xhixha – Të mërkurën, 4 mars 2026
Ky mjet i inteligjencës artificiale mund t’i shpëtojë pacientët me kancer nga kimioterapia që nuk u nevojitet
Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet: të moshuarit
Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor