Checkup falas, fitime katërfish. Koncesionari investoi 227 mijë euro, fitoi 885 mijë euro

Kontratat e Partneritetit Publik Privat në sektorin e shëndetësisë kanë rezultuar biznese me norma të jashtëzakonshme fitimi për kompanitë që i kanë marrë ato. Top Channel shqyrtoi bilancet e koncesionit të shumëpërfolur të kontrollit mjekësor bazë, i njohur ndryshe si check up.

Të dhënat nga bilancet zyrtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se në vetëm dy vjet kompania 3P Life Logistics ka realizuar një fitim 4 herë më të lartë se sa paratë e investuara nga pronarët e saj.

3P Life Logistics është një kompani e krijuar në dhjetor 2014 për të zbatuar koncesionin 10 vjeçar të check up-it, që ju dha nga ministria e shëndetësisë, në atë kohë e drejtuar nga Ilir Beqja. Pjesa dërrmuese e këtij koncesioni, 80 për qind e tij zotërohen nga biznesmenja Vilma Nushi, ndërsa 20 për qindëshi tjetër nga Trimed shpk me ortak Shani Peposhin dhe Dominic Evans.

Në vitin 2014 këta aksionerë investuan gjithsej 227 mijë euro si kapital për ngritjen e biznesit. Por vetëm në vitin e parë, koncesioni jo vetëm që e shleu plotësisht investimin por e tejkaloi atë. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2015, ndonëse e filloi aktivitetin në mesin e vitit, koncesioni i check up-it realizoi një fitim neto prej 350 mijë eurosh.

Të dhënat tregojnë se fitimet u rritën më tej në vitin e dytë. Për 2016-ën fitimi neto i kompanisë rezultoi 535 mijë euro. Kjo e çon vlerën totale të fitimeve neto të chek up-it në 885 mijë euro, për vetëm dy vjet. Pra e thënë ndryshe në vetëm dy vjet, aksionerët e koncesionit të chek up-it kanë fituar gati 4 herë më shumë para se sa kanë investuar.

 

Dokumentat tregojnë se të gjitha fitimet kanë shkuar për rritjen e kapitalit, një manovër ligjore kontabël që zakonisht përdoret për të shtyrë në kohë pagesën e taksës mbi dividentin. Përgjithësisht një biznes konsiderohet shumë i sukseshëm nëse arrin të kthejë investimin brenda një periudhë 5 deri në 7-vjeçare. Koncesioni i check up-it e ka shlyer brenda vitit të parë dhe tani vazhdon të prodhojë fitime neto për aksionerët, të cilat paguhen nga buxheti i shtetit me paratë e taksapaguesve.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj