Vdekje e dyfishtë në maternitetin e Kukësit: Humb jetën foshnja dhe nëna e 6 fëmijëve

Nëna e 6 fëmijëve ka humbur jetën në maternitetin e Kukësit së bashku me fëmijën e saj të 7-të.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë. Mësohet e policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Deri më tani flitet për një vdekje natyrale, por hetimet do të zbardhin në fund se cili është shkaku i vërtetë i vdekjeve.

Familjarët kanë kërkuar hetimin e vdekjes së shtetases N.P, 40 vjeçe dhe foshnjes së saj, ndërsa mjekësia ligjore ka shkuar për të bërë hetimet.

Gruaja do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë.

Burimi: Balkan Web

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet