Kam probleme me gjumin, a mund të përdor gjumëdhënës?

Përshëndetje! Prej kohësh kam probleme me gjumin, nuk fle mirë dhe zgjohem shpesh gjatë natës.

A mund të përdor gjumëdhënës për problemin tim?

Përgjigjet Arjana Rreli, mjeke psikiatre në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor,Nr.3, Tiranë.

Gjumëdhënësit japin efektin e varësisë në organizëm dhe në asnjë rast nuk merren ma rekomandimin e mjekut. Një person mund të pretendojë se e ‘’zgjidh’’ problemin e vet duke shkuar në farmaci dhe duke marrë gjumëdhënës, por fakti që nuk ka zbuluar shkakun e vërtet të pagjumësisë e bën atë jo efikas, por jo vetëm kaq. Nëse ai vazhdon dhe e merr për një kohë të gjatë këtë gjumëdhënës, do të vijë një moment që ai nuk i bën më efekt (krijon imunitet) duke kërkuar kështu të marri edhe kokrrën e dytë. Kjo vërteton edhe njëherë që ai nuk ka zgjidhur problemin primarë, prandaj edhe gjumëdhënësi nuk ka më efekt. Në tentativë për të vazhduar zgjidhjen që i ka dhënë vetes, nuk bën gjë tjetër veçse krijon një problem të dytë, që është efekti i varësisë ndaj medikamentit, duke thelluar dhe më tej problemin primar.

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur