Përmirësimi i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar, TFL trajnim me pacientët

 

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i Shërbimeve Shëndetësore përmes Votimit të Informuar-Edukimi i Qytetarëve për Programet e Shëndetit Zgjedhor” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, shoqata “Together for Life” organizoi një trajnim me përfaqësues të shoqatave të pacientëve dhe të partive politike.

Pacientët u informuan mbi të drejtat e tyre për të kërkuar informacion nga partitë politike lidhur me programet  shëndetësore. Përfaqësuesit e shoqatës “Together for Life” folën lidhur me politikat në shëndetësi dhe rëndësinë e transparencës në këtë sektor.

Pjesë e trajnimit ishin edhe disa përfaqësues të partive politike, të cilët u njohën më nga afër me problematikat e shtruar nga pacientët dhe premtuan se do t’i diskutonin me anëtarët e tjerë të partisë për t’i përfshirë në programet politike.

Shoqata Together for Life do të vazhdojë monitorimin e programet e partive politike për sektorin e shëndetësisë.

Projekti synon njohjen e qytetarëve shqiptarë me programet shëndetësore të partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e qershorit 2017, si dhe pasqyrimin e nevojave reale që ka sistemi ynë shëndetësor.

Ky projekt mbështetet nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokracinë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU