Infermierë për Shqipërinë/ Shpallet lista përfundimtare e kandidatëve

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall listat përfundimtare të kandidatëve profesionistë të shkencave teknike mjekësore të kualifikuar për testimin për vendet vakante në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë për qarqet Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Listën e plotë të kandidatëve mund ta gjeni këtu:

Tiranë, testimi do të zhvillohet më datë 31 Mars, në orën 14:00 në ambientet e Universitetit Mjekësor Tiranë.

Shkodër, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Luigj Gurakuqi për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës.

Elbasan, testimi do të zhvillohet më datë 4 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Aleksandër Xhuvani për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë, Berat.

Vlorë, testimi do të zhvillohet më datë 5 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Ismail Qemali për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier, Gjirakastër.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet