Receta natyrale për personat që vuajnë nga artriti dhe reumatizma

Nga Rolina Naço, dietologe

Alternativa Mëngjesi

 Kos, tërshërë, fara liri, bajame, shegë të qëruar dhe mollë jeshile.

 1 gotë qumësht dhe bukë integrale, gjizë, mjaltë ose reçel dhe bajame.

 1gotë lëng me panxhar, karotë, mollë dhe bukë integrale, gjizë, djath kackavall.

Alternativa Drekë 

1. Sardele të pjekura në furrë me dafinë, hudhra dhe vaj ulliri.

Sallata: rukola ose sallatë jeshile, panxhar të freskët, karotë, misër të zier, fara liri, vaj ulliri – uthull molle ose aceto, bukë integrale.

2. Gjellë me fasule ose barbunja ose bizele.

Sallatë: jeshile, karotë, spec të kuq, shegë të qëruar, fara lini, vaj ulliri, uthull molle ose aceto, bukë integrale

Dhe djath të bardhë ose gjizë.

3. Fileto pule në furrë me qepë, salcë domatë, spec, kungull, karrotë të pjekura me vaj ulliri .

Sallatë: lakër- karotë- spec të kuq me lakër të kuqe, fara luledielli, vaj ulliri, limon të shtrydhur, bukë integrale.

Alternativa Darkë

1) Supë me thjerrëza me qepë, spinaq, karotë, qepë të njomë, dafinë me hudhër vaj ulliri, bukë integrale 30gr, sallatë frutash me mollë- shegë.

2) 1omletë me 2 vezë, spinaq të freskët, gjizë, të pjekur me pak vaj ulliri.

Sallatë me lakër- karrotë, lakër të kuqe me vaj ulliri, limon dhe buke integrale .

1 frut të stinës

3) Sallatë jeshile dhe 1 filxhan kuskus të zier , djath kaçkavall, domate, kastravec, fara luledielli, vaj ulliri – limon

kos – shegë – arra- mjaltë ose reçel

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha