Të dobësohesh me kafe

E keni vërë re që “motori” i trupit duket se vepron pak më shpejtë pasi keni pirë kafen e mëngjesit? Një studim i fundit ka zbuluar se kafeina mund të përshpejtojë metabolizmin. Kafja nuk ju zgjon vetëm nga gjumi, por sipas një studimi australian, dy filxhanë kafe në ditë mund të ndihmojnë në rënien në peshë duke përshpejtuar metabolizmin.

Kafeina, sipas ekspertëve, rrit ritmin metabolik të trupit, kështu mund të digjni më shumë kalori edhe kur jeni duke pushuar. 1-3 filxhanë kafe në ditë mund të përshpejtojnë metabolizmin mjaftueshëm për të djegur 150 kalori në ditë, sipas një studmi nga Kolegji Universitar Mbretëror në Londër – dhe kjo pa ndryshuar asgjë në dietën tuaj.

“Konsumimi i kafes para stërvitjes mund të rrisë nivelet e energjisë gjatë palestrës”, shton dietologia Linda Foster.

“Ju ndihmon të stërviteni më gjatë, duke djegur kështu më shumë kalori”.

Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?