Ndërron jetë 2-vjeçari që luftoi me ligjin dhe mjekët

Alfie Evans, vogëlushi 23-muajsh që ka qenë në qendër të betejave ligjore me Gjykatën e Lartë dhe mjekët, ka ndërruar jetë gati 1 jave pasi i fikën aparaturat që e mbanin në jetë.

Lajmin e hidhur për vdekjen e vogëlushit e dhanë prindërit e tij, ku përmes një njoftimi në Facebook i ati shkruan se Alfie ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

“Gladiatori im hapi krahët dhe fluturoi lart sot në 2:30 të mëgnjesit…ndihemi shumë të dëshpëruar”, shkruan babai i tij Tom Evans.

2-vjeçari kishte më shumë se 1 vit që mbahej me aparatura pasi vuante nga një gjendje degjenerative neurologjike. Që kur lindi, më 9 maj 2016, ai ka qenë në një gjendje gjysmë-vegjetative.

Rasti i tij u bë i njohur në të gjithë botën pasi Gjykata e Lartë në Mariland vendosi që djaloshit t’i fikeshin aparaturat dhe të lihej të vdiste në shtëpi./

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?