Myku vaginal, shkaqet dhe simptomat

Myku vaginal është një infeksion kërpudhor i cili shkaktohet nga tharja. Ka shumë femra të cilat preken nga myku në një kohë të caktuar të jetës, edhe pse në disa femra kjo situatë rishfaqet. Ky infeksion shoqërohet me kruajtje, djegie dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Prandaj, në raste të tilla duhet t’i drejtohemi mjekut për të marrë kurën e duhur. Faktorët që shkaktojnë mykun janë të ndryshëm, si:

-Shpërbërja e mukozës vaginale

-Përdorimi i sapunëve dhe larësve të ashpër

-Ndryshimet hormonale për shkak të shtatzënisë ose ciklit menstrual

-Përdorimi i të brendshmeve të ngushta ose sintetike

-Higjienë jo e duhur

-Përdorim i shpeshtë i antibiotikëve

-Përdorimi i spiraleve dhe kontraceptivëve

Cilat janë shenjat klinike me të cilat shoqërohet kjo patologji?

Infeksionet mykotike në sipërfaqe të vaginës shfaqen me: skuqje, kruajtje, rrjepje, edemë (ënjtje).

Infeksionet mykotike në brendësi shoqërohen me shenjat klinike të sipërpërmendura, si dhe me shtim të sekrecioneve të bardha dhe dhimbje në fund të barkut.

Shpesh myku mund të mos jetë i specifikuar në rrugët vaginale, por mund të jetë i gjeneralizuar në pjesë të ndryshme të trupit, që tregon për një stad të avancuar të sëmundjes.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin