Dieta për diabetin, ushqimeve që duhet t’u thoni “Jo”

Shumë ekspertë të diabetit nuk i rekomandojnë dietat e ulëta në karbohidrate për njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1, sidomos fëmijët. Disa mendojnë se kufizimi i karbohidrateve mund të çojë në ulje të rrezikshme të niveleve të sheqerit në gjak, një gjendje e njohur si hipoglicemia, që çon në vonesën në zhvillim të fëmijëve.

Por, një studimi i ri, i publikuar tek revista Pediatrics, sugjeron të kundërtën. Shkencëtarët kanë zbuluar se fëmijët dhe të rriturit me diabet të tipit 1 që ndjekin një dietë shumë të ulët në karbohidrate dhe të lartë në proteina për dy vitet e ardhshme – duke marrë edhe insulinë në doza më të ulëta seç kërkohet në një dietë normale – mund ta mbajnë më nën kontroll sheqerin në gjak. Ata janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë komplikacione të tjera si pasojë e kësaj sëmundjeje. Fëmijët që e kanë ndjekur këtë dietë për vite me radhë gjithashtu nuk kanë shfaqur asnjë shenjë të vonesës në zhvillim.

Pjesëmarrësit në studim pësuan një rënie të niveleve të sheqerit në gjak apo A1C deri në 5.67. A1C nën 5.7 konsiderohet normal.

Burimi: New York Times

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)