Shtatzënia, disa këshilla për t’i bërë ballë të nxehtit

Periudha e shtatzënisë është e vështirë në çdo kohë, por gjatë verës ajo shumë e lodhshme, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Mjekët japin disa këshilla të thjeshta, që duhet t’i ndjekin shtatzënat gjatë ditëve të nxehta të verës.

-Ujë. Duhet të pini sa më shumë ujë në mënyrë që të mbani trupin të hidratuar, kjo është e rëndësishme si për ju edhe për beben. Duhet të mbani gjithmonë një shishe ujë me vete nëse dilni jashtë.

Temperatura e trupit. Duhet të mundoheni ta mbani nën kujdes temperaturën e trupit, pasi temperatura e lartë mund të krijojë anomali te fetusi. Prandaj duhet ta freskoni trupin herë pas here.

Ushqimi. Është mjaft i rëndësishëm. Duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe disa herë në ditë, duke ngrënë në sasi të vogla. Konsumoni fruta dhe perime të freskëta, si dhe lëngje frutash.

Veshja. Duhet të tregoni kujdes me veshjet, duke përdorur rroba pambuku dhe të lehta, në mënyrë që të qarkullojë ajri duke e mbajtur trupin të freskët.

-Duhet të shmangni daljet gjatë orëve të nxehta të drekës, duke i caktuar daljet orët e vona të pasdites ose herët në mëngjes.

-Këmbët. Sigurohuni që në momentet kur shtriheni apo uleni t’i mbani këmbët pak lart, duke vendosur jastëkë të këmbët.

Burimi: Jo Tabu

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur