Cilat janë vlerat e dëshiruara të kolesterolit në gjak?

Përgjigjet Dr. Anila Rexha, mjeke kardiologe në Qendrën Shëndetësore Nr.3

Vlerat normale të kolesterolit në gjak nuk janë aq fikse, sepse për grupmosha të ndryshme ka targete të ndryshme. E mira është, pra ajo që quhet vlerë optimale e kolesterolit në gjak të jetë nën 200 mg/ dl. Mund të konsiderohet normale dhe një vlerë deri në 230 mg/ dl, por sigurisht për ta detajuar apo vlerësuar më korrektësi  riskun kardiovaskular individual ne marrim si vlera të rëndësishme edhe kolesterolin e mirë HDL kolesterol dhe kolesterolin e keq LDL. Vlerat e tyre janë gjithashtu shumë të rëndësishme, krahas vlerës së kolesterolit total.

Vlera e LDL kolesterol apo kolesterolit jo të mirë është mirë që të jetë nën 130 mg/dl për gjithë popullatën dhe  për popullatën e riskuar, që janë pacientët me sëmundje të arterieve koronare, pacientët me diabet, pacientët me sëmundje renale, të moshuarit etj, për këtë kategori  norma është mirë që të jetë nën 100 mg/dl. E kundërta ndodh me kolesterolin e mirë apo lipoproteinën ndihmëse që ndihmon kolesterolin të qarkullojë/mos depozitohet në muret e arterieve, ku e mira është që të jetë mbi 40 mg/ dl./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?