Çaji apo antibiotikët, cili është ilaçi më i mirë për sëmundjet?

Përgatiti: Ilma Lamçe

Çaji mbetet ilaçi kryesor për të gjithë. Sa herë  sëmuremi, mendojmë se antibiotikët janë ilaçi më i mirë, por ku ka ilaç më të mirë se çaji. Në artikullin më poshtë Gazeta Shendeti sjell disa lloje të çajrave të cilat janë një antibiotik i vërtetë.

– Çaji i malit

Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan.  Të huajt e dëshirojnë shumë çajin tonë të malit, ndërsa shqiptarë janë mësuar me të dhe drejtohen shpesh ndaj çajrave të botës.

-Çaji i mentes

Ky çaj lehtëson dhimbjet dhe problemet e ndryshme të stomakut dhe ndihmon procesin e tretjes. Lehtëson të përzierat dhe çrregullimet e spazmave, forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje.

Eliminon aromën e keqe të gojës dhe ndihmon në ekuilibrimin e oreksit.

-Çaji i xhenxhefilit

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina. Përmirëson performancën e stomakut në tretje dhe kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes, duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt.

-Çaji Jeshil

Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrave, duke përmirësuar performancën fizike. Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul riskun e Alcajmerit dhe Parkinsonit. Çaji i gjelbër vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?