Misioni human i mjekut nuk njeh limite, as edhe nëse je mbi re. Me misionin e tij për shpëtimin e jetës së njerëzve, kardiokirurgu shqiptar Kristo Papa është kthyer në mjekun hero të ditës, pasi i ka shpëtuar jetën një irlandezi në avion.
“Ka qenë ora 02:45 e mëngjesit të një dite më parë, kur pasagjeri 63-vjeçar i ulur pranë mjekut humbi ndjenjat. Doktori shqiptar u afrua pranë pasagjerit ku i dha ndihmën e parë duke konstatuar se kishte të bënte me një Lipomi.
Përgjatë 40 minutave, e cila ishte pjesa e mbetur nga Cori Irlandës për në Verona, doktori shqiptar ka arritur ta mbajë në jetë deri në mbërritjen e ambulancës.
Pas shoqërimit nga ekipi mjekësor për në ambulancë, të gjithë pasagjerët kanë duartrokitur veprimin e doktorit shqiptar, duke e quajtur një hero. Doktori e ka vizituar dhe ditën e sotme pasagjerin ku ka marrë konfirmim se ai është jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve të spitalit, nëse nuk do të kryhej ndërhyrja në kohë, 63-vjeçari do të kishte humbur jetën./Shendeti.com.al

