E di moshën e zemrës?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shëndeti Publik në Angli rekomandon që njerëzit mbi 30 vjeç të kryejnë një test online për të zbuluar moshën e zemrës dhe nëse janë të rrezikuar nga ataku në zemër ose goditja në tru. Ekspertët parashikojnë që rreth 80% e rasteve me atak në zemër dhe goditje në tru te njerëzit nën 75 vjeç mund të parandalohen nëse përmirësohet shëndeti i zemrës. Mënyra e jetesës jo e shëndetshme vë në rrezik për vdekje të parakohshme 4 në 5 njerëz.

Njerëzit duhet të heqin dorë nga duhani, të ndjekin një dietë të shëndetshme dhe të kryejnë aktivitet fizik. Testi nuk është diagnostikues – nuk do t’ju tregojë nëse do të pësoni ndonjë atak në zemër – por mund të jetë si alarm zgjimi për të bërë ndryshime të shëndetshme.

Si të përmirësoni shëndetin e zemrës:

  • Hiqni dorë nga duhani
  • Jini aktivë
  • Kontrolloni peshën
  • Konsumoni më shumë ushqime të pasura në fibra
  • Kufizoni yndyrat e ngopura
  • Konsumoni 5 racione në ditë me fruta dhe perime
  • Kufizoni kripën
  • Konsumoni peshk
  • Pini më pak alkool

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?