Rasti i pazakontë/ 4 persona vdesin nga kanceri pasi morën organet nga i njëjti dhurues

Përshtati në shqip: Blertina Koka

3 paciente kanë vdekur nga kanceri i gjirit pasi morën organe nga e njëjta dhuruese. Një 53-vjeçare kishte dhuruar veshkat, mushkëritë, zemrën dhe mëlçitë për pacientët pasi kishte pësuar një goditje në tru në vitin 2007 dhe mjekët nuk i kishin dhënë shpresë për jetën. Por, si me Kalin e Trojës, mjekët bënë gabimin më trashanik pasi nuk hoqën qelizat kancerogjene nga organet, duke u kushtuar jetën pacientëve.

4 nga 5 pacientët vdiqën brena 6 vitesh, sipas  American Journal of Transplantation. 3 nga këta pacientë u ndanë nga jeta pasi zhvilluan kancer gjiri, që më pas u përhap edhe në organet e tjera të shëndetshme. Ndërsa pacienti që pati marrë zemrën vdiq nga sepsis, një infeksion i rrezikshëm që ndodh kur trupi sulmon organet e veta në përpjekje për të luftuar një infeksion.

Pacientja e parë që u sëmur nga transplanti ishte një 42-vjeçare e cila kishte marrë të dyja mushkëritë. Ajo ndërroi jetë në vitin 2009 pasi iu shfaq kancer në mushkëri, pastaj u përhap në kocka e mëlçi.

Burimi: New York Post / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?