Për muajin tetor, njohur ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, si mjeke e muajit është përzgjedhur dr. Dhurata Tarifa, e cila prej 36 vitesh shërben me përkushtim në Shërbimin Onkologjik në QSUT.
Dr. Dhurata Tarifa e ka gjithmonë një fjalë të mirë për pacientët e saj. Thotë se ajo që e emocionon më shumë është kur takon pacientë që ka patur 30 vite të shkuara, që ja kanë dalë ta mundin sëmundjen!
Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, dr. Dhurata ka një thirrje për të gjitha gratë: Duajeni veten, kujdesuni për veten, bëni kontrollin periodik sepse shpëton jetën!

