Brokoli në omletë, gati për vetëm 15 minuta

Rolina Naço, dietologe

Brokoli, një nga produktet e vjeshtës, më të rëndësishme për shëndetin tuaj.
Përmban shumë antioksidues si vitamina C, vitamina A, vitamina E, karotenoide, zeaksanthine, vitamina të kompleksit B, zink, kalium, natrium, shumë fibra. Ndikimi i tij pozitiv është në shumë sisteme të trupit.

Si do ju këshillonim ta konsumonit?
Pasi ta keni larë mirë, vetëm 1-2 minuta në ujë të valuar mjafton dhe me pas i shtoni vaj ulliri dhe lëng limoni të freskët.

Këshillë : vaj i ullirit ndihmon në përthithjen e vitaminave që treten në yndyrë dhe i përforcon fuqitë antioksiduese në kombinim me lëngun e limonit!

Një alternativë darke ose dhe një drekë të lehtë:
-300 gr brokoli të zier
– 4 vezë
-1/2 flxh qumësht
-4 lugë miell
– 200 me 300 gr gjizë ose mocarela
-3 lugë gjellë vaj ulliri
-kripë, piper

Bëhen bashkë të gjitha produktet dhe futen në furrë për 10 minuta afërsisht. Kur e servirni, mund të shtoni dhe pak djathë kaçkavall të grirë sipër.
Ju bëftë mirë!/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?