Gjykata rrëzon ISHSH-në, lihet në fuqi detyrimi i dhënies së informacionit të kërkuar nga TFL për inspektimet mbi abortet

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar Kërkesë-padinë e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, me të cilën ishte kërkuar Shfuqizimi i pikave 1 dhe 2, të Vendimit nr. 34, datë 13.07.2018, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Drejtave Personale.
Me Vendimin e sipërm, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale urdhëroi Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor të vërë në dispozicion brenda afatit ligjor, informacionin e kërkuar nga Gazeta “Shëndet plus”.

Në kuadër të projektit “Forcimi i demokracisë në sistemin shëndetësor duke respektuar të drejtat e njeriut”, të mbështetur nga programi MATRA i Ministrisë së Punëve të Jashtme Holandeze, shoqata Together for Life, nëpërmjet Gazetës Shëndet Plus, kërkoi informacion lidhur me numrin e inspektimeve që janë kryer gjatë viteve 2016-2017 në klinikat dhe spitalet private, nëse janë marrë masa administrative deri në mbylljen e tyre për shkak të shkeljeve të konstatuara, nëse janë konstatuar shkelje të ligjit lidhur me kryerjen e aborteve, nëse janë konstatuar raste të kryerjes së aborteve pas javës së 12 të shtatzënisë dhe nëse janë marrë masa ndaj klinikave dhe spitaleve private që kanë kryer aborte pa qenë të licencuara apo në shkelje të ligjit.

Shoqata “Together for Life” dhe Gazeta Shëndet Plus do të vijojnë misionin e tyre për mbrojtjen e interesit publik, informimin e pacientëve, mbrojtjen e shëndetit dhe ofrimin e shërbimit shëndetësor në përputhje me standardet ligjore.

Postime të ngjashme

Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën
Shqipërisë i mungon infrastruktura dhe mjeku gjeriatër për të moshuarit, rekomandimet  
Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin