Ujë në shishe, i ndotur; Nga 6 lloje të analizuara, tre me infeksione fekale

Ujësjellësit jo në të gjithë qytetet e vendit tonë të garantojnë që uji që sjellin në shtëpi është i pijshëm.

Për këtë arsye shqiptarët blejnë ujë të ambalazhuar. Po çfarë uji pinë shqiptarët? Top Channel dërgoi 6 kampionë uji të ambalazhuar pranë Institutit të Shëndetit Publik për t’i bërë analizat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga dhjetëra kompani që ka në treg. Nga 6 prej këtyre kampioneve tre rezultuan me që ishin të prekur nga bakteret “e.colli” dhe “entorococu”.

“Enterococcu është pjesë e familjes së entoerobaktereve. Kurse “e.colli” është një bakter grandpozitiv dhe është pjesë e koliforneve fekale. Kemi prezencën e këtyre baktereve në tre monstrat e ardhura. Në mostrën 3,4,5. Që do të thotë këto tre mostra janë të ndotura mikrobioligjikisht . Ku sipas standardit aktual shqiptarë norma është zero për 250 mln ujë të analizuar. Prania e këtyre mikroorganizmave për konsum human sjell sëmundje me origjinë hidrike ose sëmundje me origjinë nga uji”, tha Edjona Bici, specialiste pranw ISHP.

Por historia nuk përfundon me kaq. Çuditërisht asnjëri prej këtyre kampioneve nuk plotëson standardin e fortësisë. Pra përqendrimin e mineraleve.

Përqendrimi i joneve të pehashit është brenda normave ligjit aktual shqiptarë. Kurse fortësia ka dalë nën normat e lejuar. Norma e lejuar për fortësinë e cila është sasia e mineraleve të tretshme të magnezit dhe të kalciumit kanë dalë nën normën e lejuar që është 10-20 gradë gjermane.

Me të drejtë qytetarët kërkojnë të dinë se cilat janë kompanitë që tregtojnë ujë të kontaminuar. Por Top Channel bëri një investigim për të zgjuar Autoritetin Kombëtarë të Ushqimit, i cili ka për detyrë të bëjë këto analiza të thjeshtë që bëmë edhe ne. Kështu po ky autoritet ka për detyrë të bllokojë këto kompani që dëmtojnë shëndetin e njerëzve./Top Channel

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj