⏰Zyrtare!
Datë 20 ora 10:00 infermierët mblidhen tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe marshojnë drejt Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
?Arsyet që Shoqata e Infermiereve te Shqiperise ka bërë publike, janë:
*Je i PAPUNË bashkohu me ne
*Je i PAKËNAQUR me punësimin përmes portalit bashkohu me ne
*Je i pakënaqur me PAGËN bashkohu me ne
*Je i pakënaqur me TRAJTIMIN qe u bëhet Infermiereve bashkohu me ne
*Je i pakënaqur me KUSHTET E PUNËS bashkohu me ne
*Je i pakënaqur qe PACIENTËT nuk kanë kushte të mira shërbimi bashkohu me ne
*Je i pakēnaqur me sistemin e PËRGATITJES së infermierëve …
Kujtojmë se largimi i personelit shëndetësor nga vendi është kthyer në një fenomen shqetësues. Mjekët në vend ndihen të pakënaqur, të mbingarkuar me punë, të nënvlerësuar dhe të stresuar. Në studimin e prezantuar nga Shoqata Together for Life lidhur me arsyet e largimit të mjekëve nga Shqipëria, shifrat shqetesuese treguan se: “Shumica e mjekëve ankohen se kanë mangësi në shërbime, 26% e të cilëve pretendojnë mungesa në të gjitha shërbimet dhe 60% në disa prej shërbimeve. Është shqetësues fakti se ata që ankohen më shumë për mungesa janë mjekët e spitaleve universitare, 56% e të cilëve pretendojnë mungesa në të gjitha shërbimet dhe 40% mungesa në disa prej shërbimeve. ”.
Po me infermierët cfarë po ndodh?!

