Mjekët e patronazhit peticion: Nuk mund të ofrojmë asistencë mjekësore në kushtet e spitalit Burrel

Mjekët pranë revoltës!

Lista e famshme e patronazhimit e trumbetuar si një sukses i kësaj qeverie refuzohet në bllok nga mjekët të cilët nëpërmjet një peticioni drejtuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Ogerta Manastirliu, me argumente të qartë nxjerrin në pah situatën dramatike të sistemit shëndetësor, por edhe mashtrimet dhe paaftësinë totale të ministrisë së Shëndetësisë”-shkruan Bardh Spahia i cili ka bërë gjithashtu publike #Peticionin

*

⚠️Materniteti Burrel nuk plotëson standartet nderkombetare dhe shqiptare per te asistuar ne menyre te sigurt një lindje normale dhe operative si me poshte vijon:

❗️Prania e nje mjeku te vetëm anestezist-reanimator per gjithe spitalin, gje qe pamundeson disponibilitetin në kohë reale për urgjencat në shërbimin e obstetrikë-gjinekologjise (ne specialitetin tonë urgjencat ekstreme qe riskojne fatalitet amtar dhe fetal jane situata të shpeshta dhe disponibiliteti i reanimatorit eshte një element kyc ne menaxhimin e suksesshëm tetyre).

❗️Sherbimi i neonatologjisé eshte praktikisht i zbuluar, si në aspektin e burimeve njerëzore, ashtu edhe në infrastrukturë (riskohet seriozisht mireqënia e te porsalindurit, veçanërisht ne e porsalindurit parakohe apo ne lindjet e věshtira).

❗️Infrastruktura e sallës së operacionit nuk na ofron siguri dhe komoditet ne pune, per shkak të mungeses se instrumentave si dhe konsumimit të atyre instrumentave që disponohen

❗️Kushtet e hotelerisë së maternitetit janë jashtë standarteve të pranueshme (mingesa e ngrohjes, etj.). gje qe mund te kete pasoja në shendetin amtar dhe neonatal

❗️Mungesa totale e rezervave te gjakut nëpraktikën obstetrikale si gjatë lindjeve vaginale ashtu edhe gjatë lindjeve me operacion eezarean hemorragjia dhe nevoja per hemotransfuzion

❗️Nuk jane situata të rralla, gjithashtu për fat të keq nuk mund të parashikohen), që mund te ketë pasoja fatale për nënën në raste urgiencash

❎Si rezyme, mund të themi se asistenca e lindjes (si lindjes normale ashtu edhe lindjes me operacion cesarean ne te tilla mangësi thelbësore vë në rrezik shëndetin dhe jetën e nënës dhe te te porsalindurit ne raste komplikacionesh te cilat sikundër dihet gjate lindjes ndodhin ne mënyre te shpejte dhe te paparashikueshme.

⁉️Nje ndërmarrje e tille në këto kushte na ekspozon ne si personel mjekësor ndaj rrezikut fizik dhe ligjor ne rast situatash fatale.

⁉️Ju përmendim gjithashtu edhe 2 precedente te ndodhur gjate patronazhimit te 6-mujorit Janar-Qershor 2018

⁉️Debati me familjarët e një pacienteje në lidhje me mënyrën e lindjes (lindja vaginale ne rast rrezikonte jetën e fëmijës, ndërkohë që lindja me operacion cezarean rezultoi e suksesshme si për nënën ashtu edhe për fëmijën) që gjeneroi një konflikt ku u kërcënuan me jetë mjekët dhe ku u përfshi jo vetëm personeli i maternitetit por edhe instancat më të larta drejtuese te spitalit (me kete rast falenderojmë titullaret e spitalit për mbështetjen dhe disponibilitetin që treguan per situatën në fjale).

⁉️Hemorragji e rëndë pas lindjes që rrezikoi seriozisht jetën e nenes (per fat të mirë rasti u arrit të transportohej në kohën e duhur në Tiranë), ku sërisht eshte kërcënuar me jete mjeku i cili asistoj lindjen

⁉️Duke iu referuar problematikave të sipërpërmendura si dhe duke shqyrtuar kushtet ligjore dhe kodin e punës kërkojmë nga Ju:
Plotësimin sa më parë të nevojave të maternitetit si në aspektin e burimeve njerëzore (mjek neonatolog) ashtu edhe ne infrastrukturë.

⁉️Hartimin e urdhërave te shërbimit te personalizuara për çdo mjek.

⁉️Sherbim urgjence 24 orë për 7 ditë, aq më tepër ne situatën me problemet e sipërpërmendura).

Duke iu referuar kushteve te sipërpërmendura si dhe precedentëve kërkohet mbrojtje ligjore dhe fizike gjatë ushtrimit të detyrës për raste fatale qe mund të ndodhin gjatë kësaj kohe

Në mungesë të kushteve jo të përshtatshme të sipërpërmendura në aspektin e ofrimit të shërbimit mjekësor në maternitetin e Burrelit:
❌Pavarësisht se dërgimi i gjithë mjekëve duket te jet i pabazuar dhe i paspecifikuar ne mënyrë të qartë në kontratën e punës, edhe pse një detyrim joligjor ne si staf mjekësh shkojmë në respekt të misionit te mjekut për të ndihmuar një situatë emergjente.
Ne do te mbulojmë në mēnyrë të plotë dhe me përgjegjësi profesionale shërbimin ambulator në obstetrikë dhe gjinekologji.

Bazuar sa më sipër, ju informojmë se gjatë periudhës së caktuar të shërbimit në spitalin e Burrelit nuk do të asistojmë lindje normale dhe operative.

Duke i referuar rastet që kanë nevojë për ndërhyrje (qofshin edhe lindje vaginale, por që mund te komplikohen me hemorragji postpartum) ne spitalin e Lezhës apo të Tiranës.

Këto kërkesa janë të natyrës emergjente, detyruar nga njoftimi qe na u bë vetëm para 24 orësh për një angazhim që kërkohet të fillojë pas 1 jave pas dates së njoftimit.

Rezervojmë të drejtën që pasi të njihemi me të gjitha parashikimet ligjore dhe administrative për kët urdhër tJu drejtohemi sërisht lidhur me këtë çështje!

Duke shpresuar ne një përgjigje të shpejtë dhe pozitive si dhe mundësinë e një takimi, ju urojmë pune te mbare

Me respekt, ekipi i mjekëve të caktuar për patronazhimin e maternitetin te Burrelit!

*Bashkëngjitur lista me mjeket qe kane firmosur!


Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj