Si të mbrojmë duart nga i ftohti

Ilma Lamçe

Në këto ditë të ftohta, nuk duhet të kujdeseni vetëm për fytyrën, por edhe për duart. I ftohti e dëmton lëkurën, edhe nëse jeni me dorashka. Ashtu siç kujdeseni për fytyrën çdo ditë, edhe për duart duhet të kujdeseni çdo ditë, pra ta ktheni në një rit të përditshëm, sidomos në këtë periudhë. Përkundrazi, duart shumë të ekspozuara ndaj të ftohtit ekstrem meritojnë më shumë kujdes dhe trajtim. Ja disa këshilla që duhet të ndiqni:

-Larja e duarve. Sigurisht që zakoni i larjes së duarve është i përditshëm, por në këtë periudhë me mot të ftohtë këshillohet të mos përdoret shumë sapun dhe të lahen me ujë të vakët. Kjo për të mbajtur lëkurën e duarve të pastër dhe të hidratuar.

-Përdorni vaj ulliri. Për këtë rekomandohet të përdorni vajin e ullirit. Lëkura e fytyrës dhe duarve është më e ekspozuara ndaj të ftohtit, prandaj në fund të ditës duhet t’i masazhojmë për t’i mbajtur të buta dhe për të larguar qelizat e vdekura. Këtë mund ta bëni duke përzier disa lugë vaj ulliri dhe mjaltë dhe pak qumësht apo kos.

-Përdorni krem. Përdorni krem për të patur duar të buta dhe të hidratuara por kujdes, është mirë të zgjidhni ato të cilësisë së parë. Përveç tyre, ato që kanë në përbërje vaj kokosi apo gjalpë shea, të pasura me veti të shumta që parandalojnë plakjen e parakohshme, gjithashtu dhe vaji i bajames i pasur me vitaminë E.

-Masazhoni duart para se të flini. Duke i masazhuar duart para se të flini me krem apo vaj bëni të mundur që vaji të penetrojë në brendësi të lëkurës dhe të riaktivizojë qarkullimin. Do të ishte më mirë të nisni nga majat e gishtave deri në fund të pëllëmbës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?