Çokollata lufton kollën më mirë se ilaçet

Ajo që mendojmë në momentin e parë kur sëmuremi dhe kemi kollë, është çfarë lloji ilaçi duhet të përdorim apo çfarë lloji shurupi duhet të pimë për të luftuar kollën. Por, sipas profesorit Alyn Morice, kreu i studimeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes në Universitetin e Hull dhe anëtar themelues i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Kollës, çokollata është një ndër ushqimet ideale që mund të qetësojë kollën.

Nuk e kishim menduar asnjëherë se çokollata përveç se e shijshme do të kishte edhe veti shëruese. Mjeku ka theksuar se arritja në këtë përfundim vjen pas studimit që ai ka kryer me 163 persona. Këta persona që u morën në studim, u këshilluan të konsumonin çokollatë në vend të medikamenteve dhe rezultatet ishin pozitive dhe më të shpejta.

Pra përdorimi i çokollatës në vend të ilaçeve e shëronte kollën më shpejt, kjo sepse çokollata formon një shtresë në mbaresat nervore të fytit, duke shtypur kështu dëshirën për t’u kollitur./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?