Cilat shërbime shëndetësore janë kontrollues sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale?

Cilat shërbime shëndetësore janë kontrollues sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale?

Çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo njësi tjetër, të cilët, vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë, mbajnë, përpunojnë, administrojnë, arkivojnë dhe për këtë shkak kontrollojnë të dhëna personale (shëndetësore).

Çdo person që ruan apo përpunon të dhënat tuaja shëndetësore ose që përgatit një recetë mjekësore. Këtu përfshihen shërbime si: Mjekët, Infermierët, Farmacistët, Dentistët, Psikologët, Fizeoterapistët, Instruktorët në Palestra, Masazhatorët, Punonjësit social, Shërbimet për persona me aftësi të kufizuar, Shërbimet për fëmijët, etj.

Cilat janë të dhënat shëndetësore?
Çdo informacion ose opinion në lidhje me shëndetin ose paaftësinë tuaj për të kaluarën, të tashmen ose të ardhmen, gjithashtu çdo e dhënë personale e marrë gjatë një shërbimi shëndetësor si:
 simptomat që ju përshkruani apo vëzhgimet të cilat bëhen nga mjeku
 dosjet mjekësore
 recetat, raportet patologjike, të tilla si ata që lidhen me mostrat e gjakut apo me rrezet x
 të dhënat dentare
 numri juaj shëndetësor
 informacioni gjenetik – testi gjenetik apo ai për prezumim atësie
 të dhëna të tjera shëndetësore të tilla si seksi apo gjinia

Ky artikull u prodhua nga “Together for Life” në kuadër të projektit “Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e “Together for Life” dhe jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet