Drejtuesit e shërbimeve në QSUT, 2 ministre s’firmosin fituesit

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit mbajnë peng emrat që do të drejtojnë shërbimet spitalore në Qendrën Spitalore Universitare. Nuk dihet ende nëse kjo zvarritje e publikimit zyrtarisht të emrave të fituesve bëhet për manipulime, pasi mjeket tanimë e kanë mësuar se cili do të jetë në krye të shërbimeve përkatëse ku ata punojnë.

Pa folur me emra konkrete mjekët i thanë Top Channel se disa prej fituesve janë thjesht emëruar dhe nuk janë përzgjedhur me konkurs ashtu sikur u tha në fillim të procesit.

Në fakt procesi i përzgjedhjes së shefave të shërbimit është mbyllur që në fund të muajit nëntor. Ka mbaruar gjithashtu afati për ankimimet e kandidateve.

Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë përgjigje në lidhje me mos shpalljen e fituesve.

Megjithatë në gjykatën administrative janë hapur disa seanca paralelisht pasi për shërbimet ku mendohet se shefi është emëruar dhe jo përzgjedhur pasi nuk i përmbush kriteret. Kandidatët e skualifikuar kanë paditur të gjithë procesin.

Ne fillim kanë qenë 4 kandidatë për shefa shërbimesh në qendrën më të madhe spitalore në vend që kanë çuar në Gjykatën Administrative procesin e përzgjedhjes së fituesve.

Bëhet fjalë për shërbimin e endokrinologjisë, shërbimin e kirurgjisë pediatrike, shërbimin e dermatologjisë dhe reumatologjisë, kandidatët e të cilëve e kanë ankimuar të gjithë procesin duke paditur komisionin që ka përzgjedhur fituesit si dhe Qendrën Spitalore Universitare.

Por pas tyre kanë vijuara edhe shërbime të tjera, kandidatët e të cilëve nuk janë dakord me emrin që përflitet se ka fituar.

Dikush ngre pretendimin se kandidati nuk ka diplomën e duhur për shërbimin që drejton e dikush tjetër ankimon procesin për lejimin e konkurrimit të kandidateve që janë në prag të pensionit apo të tjerë në konflikt të hapur interesi.

Por edhe pas kësaj zhurme që pritet të intensifikohet edhe ministrja e Shëndetësisë edhe ajo e arsimit kane zgjedhur të heshtin.

Burime të Top Channel thonë se lista e fituesve të përzgjedhur do të firmoset nga dy ministret.

Por menjëherë pas kësaj do të vijojnë seanca të tjera gjyqësore për kandidatët që do të zyrtarizohen fitues duke mos respektuar kriteret e përcaktuara.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet