Trefishohen rastet me fruth në Evropë. Shqipëria, 1466 të infektuar në 1 vit

Blertina Koka

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se rastet me fruth janë trefishuar në Evropë nga viti 2017 në vitin 2018, duke shënuar numrin më të lartë të një dekade.

Edhe pse është shtuar numri i të vaksinuarve, OBSH thotë se mbulimi nuk është mjaftueshëm i lartë sa për të paradaluar qarkullimin e virusit në shumë shtete.

Ukranina ka raportuar numrin më të lartë të rasteve të infektuar me fruth vitin e kaluar, gati 10 herë më shumë se shteti i dytë në listë, Serbia.

Në dhjetëshen e shteteve evropiane me më shumë raste të raportuara me fruth për një vit futet edhe Shqipëria, me numrin më të lartë në rajon.

Shtet Evropiane me numrin më të lartë të rasteve të infektuar me fruth nga janari deri në dhjetor 2018 janë:

  • Ukraina (53,218)
  • Serbia (5,076)
  • Izraeli (2,919)
  • Franca (2,913)
  • Italia (2,517)
  • Federata Ruse (2,256)
  • Gjeorgjia (2,203)
  • Greqia (2,193)
  • Shqipëria (1,466)
  • Rumania (1,087)

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të çojë në komplikacione më të rënda, si infeksione të mushkërive apo të trurit.

Për vitin 2018 janë raportuar 72 vdekje nga fruthi në Evropë, krahasuar me 42 në vitin 2017.

Vetëm pak ditë më parë ISHP njoftoi se janë raportuar në total 51 raste (pozitive) të konfirmuara me fruth në Shqipëri për vetëm 1 muaj, për periudhën 1 janar -5 shkurt 2019.

Sipas ISHP-së, grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara, dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës.

ISHP bën thirrje që jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak