Rama-mjekëve: Goditjet ju forcojnë, shëndet ju bëhet

Në takimin e sotëm me mjekë e drejtues shërbimesh, kryeministri Rama pasi premtoi ndëshkim për dhunuesit e mjekëve, nuk nguroi të ngushëllonte katër prej tyre. Duke u nisur nga shembulli i tij personal, Rama tha se është sulmuar shpeshherë madje edhe është aluduar në lidhje me shëndetin e tij në media, pavarësisht se siç shtoi, të gjitha konsultat i dalin mirë.

“Sa herë të kujtoheni për sulmet, më kujtoni mua. Nuk mi bëjnë sulmet si kategori, por si person edhe siç shikoni jam gjallë dhe nuk kam nevojë për ju. Kur realisht kam shkuar për konsulta, ato realet nuk dalin në kazan. Unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, po nuk tregoj se fillojnë fantazitë. Nga të gjitha konsultat rezultoj i suksesshëm, nga gjithë ato që më bëjnë”, tha ai.

Kryeministri zgjodhi më tej t’ju drejtohet mjekëve me një shprehje të filozofit gjerman Friedrich Wilhem Nietzsche, apo siç shqiptarët e njohin “Niçja”, duke përdorur edhe një batutë, se nuk ishte “Niçja i Shijakut, siç thirrej një prej të arrestuarve të grupit të “Avdylajve”, trafikantë droge.

“Siç thotë Niçja ai i Gjermanisë, jo ai i Shijakut: Çfarë nuk të vret të forcon. Prandaj i i uroj çdo të mirë atyre mjekëve. Kush ha ndonjë ndonjë goditje, forcohet. Shëndet do t’i bëhet siç më është bërë mua”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet