Fruthi shfaqet në shkolla, vaksinohen nxënësit dhe mësuesit

Sëmundja e fruthit është shfaqur edhe në Korçë. Një gjimnaziste nga fshati Bulgarec, është duke u trajtuar ne spitalin rajonal te Korçës ndërsa dyshohet që të jetë infektuar edhe roja i shkollës.

Në këto kushte pranë institucionit arsimor ka nisur vaksinimi i nxënësve të klasës, por edhe stafit pedagogjik.

Përfaqësues të Shëndetit Publik i janë drejtuar institucionit arsimor për të bërë vaksinimin e personave të kontaktit sqaron se kjo ndërhyrje është ndërmarrë si një masë parandaluese për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të fruthit.

Specialistja Merita Kroi sqaron se rasti i dyshuar është izoluar në spital ndërsa në qarkun e Korçës janë konstatuar edhe disa raste të tjera.

Sipas statistikave në Korçë, vaksinimi i popullsisë për fruthin është në nivelin 98%, ndërsa specialistet apelojnë për të gjithë të lindurit e viteve 80-90 që të rivaksinohen.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet