Alarm në Bulqizë! Vazhdon të rritet numri i personave me simptoma helmimi

Vazhdon të rëndohet situata e personave të paraqitur me simptoma helmimi në spitalin e Bulqizës. Burime për Top Channel raportojnë se deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 80 pacientë dhe bilanci mund të vazhdojë që të rëndohet edhe më tej.

Nga ana tjetër, Drejtori i Shëndetit Publik Flamur Meta thotë :- ” Jemi në pritje të analizave. Ndërkohe bën thirrje që banoret mos e konsumojnë ujin deri në pritje të përgjigjes së analizave.

Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës. Sipas bluzave të bardha intoksinimi dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm dhe se më të prekurit janë fëmijët. Banorët e lagjes së vjetër të Bulqizës thonë se shumë linja të ujësjellësit janë të amortizuar.

Ndërkohë burime nga spitali i Bulqizës bëjnë me dije se janë dërguar analizat e ujit të pijshëm ku dhe pritet përgjigja.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet