Ulcerat e këmbëve, mënyrat e trajtimit

Sabjan Memishaj, kardiokirurg

Kush është në rrezik për ulcera të këmbëve?

Pacientët që kanë mundësi më të madhe për të patur ulcera të këmbëve janë:

  • Pacientë të moshuar
  • Pacientë me vena varikoze
  • Pacientë me trombozë të venave të këmbëve
  • Pacientë që kanë patur shumë lindje
  • Pacientë që qëndrojnë për një kohë të gjatë në këmbë
  • Pacientë që kanë vështirësi në lëvizje si: frakturë, obezitet ose paralizë
  • Pacientë që po shërohen nga një operacion kirurgjikal siç është ai i gjurit ose femurit
  • Pacientë që kanë një histori të mëparshme të ulcerës së këmbëve
  • Pacientë që kanë një histori familjare për ulcer të këmbëve

Mos humbisni: Ulcerat e këmbëve, simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Parandalimi i ulcerave

Nëse keni një ulçer në këmbë ju keni një mundësi më të madhe për të patur një ulcer të dytë. Kjo mund të ndodhë brenda disa muajve. Veshja e bandazheve kompresiv (çorape për variçe) gjatë gjithë kohës (përjashtuar gjatë natës) ul rrezikun e rikthimit të tyre.

Trajtimi i ulcerave venoze të këmbëve

Ulcerat venoze të këmbëve në pjesën më të madhe të rasteve shërohen brenda 3 muajve.

Trajtimi zakonisht përfshin:

  • Heqja e indeve të vdekura (debridimi i plagës)
  • Pastrimi i sipërfaqes
  • Mbulimi i plagës me një bandazh jo ngjitës

Bandazh kompresiv

Pasi ulcera të jetë mbuluar, mbi të vendoset bandazh kompresiv mbi sipërfaqen e ulcerës. Kjo gjë bëhet për të rritur qarkullimin e gjakut në drejtim të zemrës. Kompresioni zakonisht bëhet në disa shtresa.

Në fillim pacienti mund të ketë dhimbje dhe për të mposhtur atë mund të jepen ilaçe për dhimbjen. Dhimbjet zakonisht zvogëlohen duke u shëruar plaga dhe mund të zgjasin rreth 12 ditë. Këmba mbahet e ngritur dhe nëse kemi ngjyrosje blu të gishtave atëherë duhet liruar bandazhi.

Trajtimi i ulcerave të infektuara

Një ulcer e infektuar duhet të pastrohet dhe të mbulohet por nuk duhet përdorur bandazh kompresiv deri në momentin kur infeksioni është shëruar. Gjithashtu duhet:

  • Mbani këmbën lart sa herë që keni mundësi
  • Merrni antibiotik

Antibiotikët nuk mund të shërojnë ulcerën ata thjesht kontrollojnë infeksionin dhe përdoren për një kohe të shkurtër.

Postime të ngjashme

Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
Gastroenteritet, virozat, diarrea dhe te vjellat e veres!
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?