“Në spital më vranë djalin”

Pasi blen një tufë me lule, këmbët e çojnë drejt varrit të të birit, Spartakut.

Mbushen dy vjet nga vdekja e djalit. Dy vjet më parë, Spartak Mazhi vendosi të kryente në një spital privat në Tiranë një ngushtim të stomakut për t’u dobësuar.

Megjithëse doli nga spitali, plaga vazhdonte t’i rridhte. Operacioni u krye nga një mjek grek dhe dy mjekë shqiptarë.

Në varëse dhe unazë nëna mban të gdhendur portretin e djalit. Pasi qëndroi për 17 ditë në spital në një gjendje që nuk përmirësohej, vendosin ta dërgojnë në Greqi.

Trupi i djalit iu nënshtrua autopsisë në Spitalin e Korinthit dhe më pas trupi erdhi në Shqipëri në morg, ku u zbulua se në trupin e djalit nuk ndodheshin zemra, truri dhe stomaku. Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se në këto kushte nuk mund të shprehen për shkakun e vdekjes së djalit.

Prokurori Petrit Hysa pushoi çështjen. Por, familja e dërgoi atë në gjykatë duke akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe manipulim të provave për fshehjen e shkakut të vërtetë të vdekjes. Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës vendosi në fund të majit të urdhërojë prokurorinë të vazhdojë hetimet sipas detyrave të caktuara nga gjykata, të cilat duhet t’i përmbushë në afatin kohor të 6 muajve duke filluar nga 30 maji i 2019.

Bashkëpunëtori i mjekut grek i thirrur për këtë rast në Tiranë me qëllim parandalimin e vdekjes së djalit, i marrë në pyetje nën betim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korinthit, ku djali dha shpirt, ka nënvizuar faktin që kjo situatë u shkatua nga qepja jo cilësore e cila është shqyer pas kryerjes së operacionit në spitalin privat në Tiranë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet