Majaja e birrës, jo vetëm për gatime

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Majaja është produkti ideal për të rikthyer fuqinë, bukurinë dhe shkëlqimin në shumë pjesë të trupit tuaj. Ajo përdoret për flokët, lëkurën dhe thonjtë. Ka një sërë maskash të ndryshmë për flokët dhe fytyrën të cilat kanë në përmbajtje të tyre maja.

Për lëkurën

Këto maska jo vetëm që e zbardhin lëkurën, por edhe e ushqejnë. Kjo falë përmbajtjes së lartë të vitaminës B dhe mineraleve të cilat jo vetëm e rifreskojnë lëkurën por e bëjnë më të butë dhe të shndritshme. Personat që kanë fytyrë më puçrra mund të përdorin maja sepse ajo ndihmon në pastrimin e lëkurës duke ribalancuar prodhimin e sebumit.

  • 20 gr maja dhe 2 lugë kafeje me lëng limoni.
  • I përzieni dhe vendosini në një enë me ujë të nxehtë.
  • Lëreni për 2-3 minuta dhe
  • Vendoseni këtë maskë në fytyrë dhe qafë
  • Lëreni të veprojë për 20 minuta.

Maska duhet të shpërlahet me ujë të ngrohtë, ku më pas vendoset maska hidratuese. Por kujdes me sasinë e maskave që përdorni, nuk duhet ta teproni. Maska me maja është përzgjedhje ideale për fytyrën tuaj, nëse e përdorni 1-2 herë në javë.

Për flokët

Vitamina B dhe H që përmban majaja ndihmojnë për të forcuar dhe trashur flokët. Por përdorimi i majasë ndihmon edhe në ngadalësimin e daljes së thinjave. Ju mund ta përdorni majanë në formën e maskave për flokët ose në ushqimet që konsumoni.

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi