Simptomat nëse keni trupin plot toksina

Ilma Lamçe

Toksinat grumbullohen në trup nga ushqimi dhe pijet që konsumojmë, por edhe përmes lëkurës dhe ajrit që thithim. Kur kjo sasi është e tepërt, trupi vuan. Atëherë nevojitet pastrim i trupit. Përdorimi i produkteve që përmbajnë pesticide, hormone, duhani dhe medikamente të tjera mund të përkeqësojnë organizmin.

Por si mund ta dallojmë që trupi është i mbushur me toksina dhe çfarë mund të bëjmë për ta pastruar:

-Ndiheni të fryrë, simptoma më e shpeshtë e sasisë së tepruar të toksinave në trup

-Erë e keqe goje, ne gjuhë qëndrojnë bakteret pasi zorrët dhe mëlçia nuk mund të eliminojnë si duhet toksinat.

-Keni probleme me gjumin, zgjoheni shpesh natën dhe ditën tjetër jeni të lodhur.

-Vështirësi për t’u dobësuar, shumë toksina ushqehen në qelizat yndyrore prandaj është e vështirë të humbisni kilogramët e tepërt. Këto zakonisht grumbullohen në bark.

-Probleme me lëkurën, nëse keni kruajtje të vazhdueshme mund të jetë tregues se keni nevojë për detoksikim urgjent. Gjithashtu, puçrrat dhe aknet janë një simptomë.

-Dhembje koke, dhembje të cilat janë të shpeshta.

Për të eliminuar toksinat nga trupi këshillohet të përdorni saunën, sepse djersitja e shumtë nxjerr toksinat nga trupi. Provoni që të paktën 1 ditë në javë mos të konsumoni asgjë tjetër përveç ujit dhe të nesërmen konsumoni lëngje me fruta dhe perime të freskëta, supë dhe perime të ziera. Tregoni gjithashtu kujdes me mënyrën e ushqyerjes, konsumi i  majdanozit, brokolit dhe algave është shumë i mirë për detoksikim./ Shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet