Sa i rëndësishëm është noti për shëndetin

Ilma Lamçe

Noti është një nga sportet më të dobishme. Konsiderohet i tillë sepse është i vetmi sport që vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme.

Noti bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup. Ai ndihmon në çlirimin e energjisë negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulore.

Noti gjithashtu është i këshillueshëm sepse ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë. Ushtrimet apo aktivitetet e tjera fizike janë më specifike siç është vrapi ose çiklizmi, ndërsa noti është gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit.

Nëse bëni ushtrime fizike ose vrap, pas saj këshillohet gjithmonë të bëni pak not. Kështu pas tij do të ndiheni më aktiv dhe energjik. Noti përpunon siluetën tuaj, së pari, angazhon të gjithë muskujt tuaj dhe i zgjat ato; së dyti, shpenzon shumë energji dhe së treti mobilizon rezervat yndyrore pas rreth 40 min. Një palestër e vërtetë për t’u dobësuar!

Noti rrit cilësinë e jetës, prandaj ushtroni notin tre herë në javë, me një kohëzgjatje 30 – 45 minuta./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?