Përse është e domosdoshme kafeja

Ilma Lamçe

Kur flasim për kafen, ka qëndrime dhe studime të ndryshme të cilat shpesh bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kafeja është kthyer në pijen më të populluar dhe të domosdoshme të njerëzimit. Por dilema është: A duhet të pimë kafe apo jo?

Studimi i fundit tregon se përse kafeja duhet të konsumohet çdo ditë duke sjellë 3 rezultate të pakundërshtueshme të dobishme për shëndetin:

  1. Kafeja rrit Nivelin e adrenalinës. Kjo do ju ndihmojë të vraponi, të luani apo të bëni çdo lloj aktiviteti fizik më shpejt.
  2. Forcon sistemin imunitar
  3. Përmirëson kujtesën

Megjithatë ekspertët thonë se përpara se të konsumoni kafen duhet të keni parasysh nivelin e kortizolit (hormonit të stresit) në gjak. Disa njerëz e arrijnë kulmin në orën 8- 9 të mëngjesit, të tjerë në orën 12- 1 të drekës ose në 5:30- 6:30 të pasdites. Prandaj këshillohet që kafen ta pini në momentin që filloni të ndiheni të lodhur. Nëse pini një filxhan me kafe në orën 8 të mëngjesit, në orën 1 të drekës do të kenë mbetur vetëm 100 mg kafeinë në trupin tuaj. Efekti rigjenerues i saj zgjat 4- 6 orë.

Studimi tregon gjithashtu se personat që konsumojnë çdo ditë kafe kanë më pak mundësi të preken nga sëmundje të ndryshme. Mundësia për tu prekur nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë dhe demenca është shumë e ulët. Prandaj për të gjithë të dashuruarit pas kafesë, vazhdoni të shijoni pijen tuaj të preferuar./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?