Fruta, para apo pas buke?

Ilma Lamçe

Frutat janë shumë të rëndësishme në dietën ushqimore. Ato janë  baza e piramidës ushqimore dhe duhet të konsumohen në çdo stinë dhe çdo ditë. Por, përveç kësaj është shumë e rëndësishme edhe momenti kur i konsumoni. Frutat nuk duhet ti hamë pas buke, ky është një ves i gabuar, i dëmshëm për shëndetin.

Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar fruta është herët në mëngjes, pasi keni pirë një gotë me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arrin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur. Ideale është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.

Por, përse ndodh e gjithë kjo? Frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejtë procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera. Pra, nëse ju hani ushqimin dhe pas tij hani menjëherë fruta, tretja e ushqimit do të ndalojë tretjen e frutave. Në këtë mënyrë frutat do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.

Prandaj konsumoni njëherë frutat e më pas ushqimin! E rëndësishme është që ato të jenë pjesë e përditshmërisë tuaj duke ndikuar pozitivisht në shëndet.

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?