Shapkat me gisht të dëmshme për shëndetin?

Ilma Lamçe

Gjatë verës ato që parapëlqejmë më shumë të veshim në këmbë janë shapkat dhe sidomos shapkat apo sandalet me gisht. Shapkat me gisht gjithmonë kanë qenë në modë, shumë të pëlqyera si nga meshkujt edhe nga femrat, por ato nuk janë të këshillueshme për shëndetin.

Dermatologët çdo vit në këtë stinë paralajmërojnë të përdorni sa më pak të jetë e mundur përdorimin e tyre.  Ato janë të sheshta dhe anatomia e këmbës është e tillë, që kërkon të ketë pak lartësi nga toka. Por përveç kësaj ato krijojnë vështirësi në të ecur, pasi forca që ushtrohet për t’i tërhequr, shkakton lodhje të këmbës.

Por edhe pse këto shqetësime i kanë ndjerë të gjithë ata që i kanë përdorur shapkat me gisht, duket se kjo nuk është problem pasi sapo afrohet stina e verës ato mbeten modeli më i pëlqyer nga femrat dhe meshkujt.

Fillimisht këto lloj shapkash janë konceptuar dhe përdorur vetëm në plazh, por më vonë janë përdorur në çdo kohë, çdo moment të ditës dhe çdo lloj rasti. Evitoni përdorimin e tyre kudo duke i përdorur vetëm në plazh sepse përveç të tjerave nuk janë as higjienike.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet