Ilma Lamçe
Një nga alergjitë më të përhapura në vendet e industrializuara është ajo e kontaktit në lëkurë me metalin e nikelit. Shikojmë shpesh njerëz të cilët thonë se nuk mund të mbajnë varëse, vëth apo bizhuteri të tjera sepse fillojnë të kenë kruajtje dhe bezdisje. Kjo vjen si pasojë e alergjisë pikërisht nga nikeli.
Ajo prek rreth 10 % të popullsisë dhe specifikisht 25 % të grave. Kur lëkura krijon kontakt me ndonjë nga këto substanca nikeli , ajo irritohet dhe fillon të reagojë ndaj tyre. Sistemi imunitar nuk mund ta përthithë lehtë nikelin dhe menjëherë krijon reaksion lokal si për shembull ekzema lokale, skuqje, kruarje. Në këto raste flasim për alergji sistematike ndaj nikelit.
Nëse keni kruarje apo reksion ndaj një palë vathësh që kanë përmbajtje nikeli duhet të hiqen nga kontakti me lëkurën. E rëndësishme është gjithashtu që për një farë kohe të eleminohen edhe ushqimet të cilat kanë përmbajtje nikeli si për shembull perime të ndryshme të ruajtura ose të gatuara në enë prej nikeli.
Nëse vërtetohet se keni alergji sistematike ndaj nikelit, atëherë duhet të tregoni kujdes dhe ta parandaloni. Duhet të shmangni kontaktin me objekte që përmbajnë metal si për shembull kopsa, ora, bizhuteri të ndryshme. Një zgjidhje e alergjisë sistematike është edhe trajtimi që zgjat rreth 1 vit. Ai konsiston në administrimin e dozave të vogla të nikelit 3 herë në javë dhe pas 3-4 muajsh fillon përdorimi i ushqimeve që përmabjnë doza të vogla nikeli si kafe, mollë, karrotë, patate, verë e kuqe.


