Thethi, një nga bukuritë e ralla të vendit tonë

Ilma Lamçe

Në bukuritë e rralla të vendit tonë, Thethi pa dyshim zë vend kryesor. Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre male Radohima, Sheniku dhe Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Historia e Thethit dhe e Shalës është e lidhur me atë të fisit ilir të Labeatëve. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar” dhe sot është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj.

Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorë dhe pushuesit. Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit të tre shteteve, parku quhet “Parku i Paqes”, ku në të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin edhe të turizmit kulturorë.

Një bukuri natyrore të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zonë, Ujevara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me Mullirin e Blojes, kishën në qëndër të fshatit formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar.

Postime të ngjashme

Problemet me veshkat: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni - Podcast me mjeken Marsida Duli - Ep.26
A është ngrënia e mëngjesit vonë e rrezikshme për shëndetin? Ja çfarë thotë studimi
PROMO | Podcast me mjeken alergologe Mira Xhixha – Të mërkurën, 4 mars 2026
Ky mjet i inteligjencës artificiale mund t’i shpëtojë pacientët me kancer nga kimioterapia që nuk u nevojitet
Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet: të moshuarit
Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor