Fruthi është rikthyer në katër vende evropiane që më parë merreshin si shembull për mungesën e kësa sëmundje, sipas publikimeve të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikën Ceke, Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Jemi duke bërë lëvizje mbrapa, ne jemi në rrugën e gabuar..” – tha Kate O’Brien nga Departamenti i Imunizimit i OBSH. Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe që mund të ketë pasoja fatale, me simptoma si kollitja, skuqja dhe ethet. Sëmundja mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR, e cila është në dispozicion falas për të gjithë fëmijët e vegjël në Mbbretërinë e Bashkuar. Vendet deklarohen pa fruth kur nuk ka një transmetim endemik për 12 muaj në një zonë specifike gjeografike.
Zonja O’Brien u shpreh se të katër vendet evropiane që kanë humbur statusin e tyre të zhdukjes së sëmundjes, kanë një mbulim vaksinimi “jashtëzakonisht të lartë”.
“Kjo është zilja e alarmit që po bie në të gjithë botën, të qënurit në gjendje të arrish një mbulim të lartë kombëtar nuk është më e mjaftueshme për zhdukjen e fruthit, kjo duhet të arrihet në çdo komunitet, dhe çdo familje për çdo fëmijë”-tha ajo.
Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se gënjeshtrat në lidhje me vaksinën e fruthit kanë lejuar që sëmundja të përhapet në zona ose komunitete të caktuara.
Por cilët janë numrat?
Të gjitha rajonet e botës treguan një rritje të fruthit përveç Amerikës, e cila pati një rënie të vogël.
Afro 365,000 raste janë raportuar në të gjithë botën këtë vit, sipas OBSH, gati tre herë më shumë sesa në gjysmën e parë të 2018-ës. Në lidhje me këtë Dr O’Brien është në një linjë me ekspertët, pasi fajësoi keqinformimin për vaksinat dhe u bëri thirrje kompanive të mediave sociale dhe drejtuesve të komunitetit që të japin “informacion të saktë, të vlefshëm, të besueshëm shkencërisht”.
Burimi: Balkanweb

