Pas ushtrisë, Kosova dërgon mjekë e ilaçe në Shqipëri

Pas ushtrisë, Kosova dërgon mjekë e ilaçe në Shqipëri

Kosova nuk e ndal ndihmën ndaj Shqipërisë. Pas nisjes sē forcave të ushtrisë, që është një mbështetje e madhe pas tërmetit të fuqishëm që ka sjellë viktima dhe qindra të plagosur, tanimë ka dërguar edhe mjekë e ilaçe drejt vendit tonë. Ka qenë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili pasi ka shprehur ngushëllimet për viktimat, njofton për ofrim të barnave dhe të gjitha kapacitetet të nevojshme shëndetësore.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga tërmeti me fatalitet në Shqipëri. Të lutemi për sa më pak humbje jetësh! Shqipërinë nuk do ta lëmë të vetme në rrënojat e kësaj tragjedie dhe do t’ia japim ndihmën tonë.

Prandaj, në një telefonatë me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë e njoftova se në këto momente të rënda ne nuk solidarizohemi vetëm me mendje e zemër, por me mjekë, barna dhe të gjitha kapacitetet e nevojshme shëndetësore që do t’i mobilizojmë në shpëtim të jetëve”, shkruan Ismaili në njoftim

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet